Ndërron jetë në moshën 99 vjeçare, Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabetë

285
Sigal

Duka i Edinburgh, Princi Filip, ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare, raporton Buckingham Palace në Mbretërinë e Bashkuar.

Filip ishte i martuar me Mbretëreshën Elizabetë, prej 73 vitesh.

Shëndeti i tij ishte përkeqësuar kohët e fundit. Princi Filip, ndërroi jetë në Kështjellën e Windsor.

Në vitin 2017, ai kishte hequr dorë nga aktivitetet formale, për shkak të problemeve shëndetësore.

Filip lindi në ishullin e Korfuzit, në Greqi dhe pati një rol kyç nuk zhvillimin e monarkisë moderne në Britani.

Ai pati një jetë të mbushur me aktivitete të rëndësishme dhe i’u dedikua detyrës si anëtar i familjes mbretërore, duke hequr dorë nga karriera premtuese në Marinë.

Duka i Edinburgh, njihet si një njeri mjaft i zellshëm në përmbushjen e detyrave të tij, i drejtpërdrejtë dhe shpesh mjaft ironik.