Sulmi terrorist në Parlamentin Britanik, ngjarja e filmuar drejtpërdrejt

432
Çfarë ndodhi në Londër nga sulmi terrorist minutë, pas minute. 
Një seri ngjarjesh ndodhet brenda pak minutave. Një polic u qëllua me thikë para parlamentit, një person me thikë në dorë u vra nga policia, një makinë përplaset me gardhin rrethues të parlamentit, kurse në Uren e Westministër, rreth 12 kalimtarë u gjetën të plagosur me plagë të ndryshme në trup.
Gazetarë në vendngjarje raportojnë se disa persona u panë të mjekoheshin duke publikuar në rrjete sociale dhe foto nga vendngjarja, kurse të tjerë thanë se, policia e kishte eliminuar ndërkohë personin që mbante thikë në dorë.
Ora 16:40-Policia bën me dije se ngjarja po hetohet si nje sulm terrorist
Ora 16:20-Ndërkaq nga frika e ndonjë sulmi të mundshëm janë bllokuar stacionet kryesore të qarkullimit në kryeqytetin britanik.
Ora 16:15-Spikeri i Parlamentit menjëherë njoftoi deputetët se seanca ndërpritej, por ata nuk duhet të lëviznin në asnjë mënyrë nga godina dhe se duhet të qëndronin aty.
Ora 16:00-Një person që mbante një thikë në dorë u qëllua nga policia britanike para godinës së parlamentit, ndërsa episodi u shoqërua me shpërthime e zhurma të fuqishme.
Ngjarja u shënua rreth orës 2.35 minuta kur u dëgjuan përplasje dhe të shtëna ndërsa deputetët u detyruan të qëndrojnë brenda sallës.
Ndërkaq një makinë është përplasur dhe ka rrëzuar gardhin rrethues të hekurit të Parlamentit. Mësohet se nga ngjarja ka disa të plagosur.
Dëshmitarë pohuan se në fillim ka pasur zhurma dhe britma, ndërsa ishte parë një person me thikë që qëndronte para godinës së Parlamentit.
link

Sigal