Londra nën terror

407
Një tjetër kërcënim ka alarmuar autoritetet në Britani të Madhe, teksa një pako e dyshimtë është gjetur në një makinë të parkuar pranë Parlamentit në Londër.
Në vendngjarje ka shkuar skuadra anti-bombë, e cila do të verifikojë pakon e dyshimtë nëse ka material shpërthyes apo është alarm i rremë.
Ndërkohë, është pezulluar evakuimi i stafit të Parlamentit, që kishte nisur pas ngjarjes në hyrje të godinës, ku një agresor përplasi me makinë 12 këmbësorë dhe qëlloi me thikë një oficer policie, para se të vritej nga policia.
Sigal