Tragjedi në Rusi/ Të shtëna me armë në një kopësh, mes viktimave dhe dy fëmijë

147
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopësh fëmijësh në Rusi, ku një person ka hapur zjarr duke vrarë të paktën 3 persona, 2 fëmijë (3 dhe 6 vjeç) dhe një mësues.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rajonin Ulyanovsk, ndërsa njoftohet se agresori në fund ka vrarë veten.

Kamal tha se hetuesit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Edhe pse arsyeja e kësaj tragjedie ende nuk dihet, agjencia e lajmeve TASS raportoi se mund të ketë qenë rezultat i një “konflikti në familje”.