Qytetarja refuzoi të zbatonte udhëzimet, përleshet kéq me pólicët

315
Sigal

Një grua në Francë që nuk pranoi të vishte maskën, pati një pérplasje me autoritetet pólicore ditën e djeshme. Në kaós e sipër, gruaja u tërhoq përgjatë tokës nga katër oficerë dhe përfundimisht u fut në një makinë pólicie, duke u përballur me akùzat e dhùnës kundër pólicisë.

Pérplasja në Francë erdhi ndërsa Gjermania njoftoi planet për të hequr bllokimin tërësisht nga 6 qershori, pavarësisht kritikave nga zyrtarë të tjerë që e quajtën atë një ‘eksperiment të rrézikshëm’. Në fakt kryebashkiaku i Aubenas kishte urdhëruar mbajtjen e detyrueshme të máskave për të lùftuar përhapjen e sëmùndjes, shkruan Daily Mail.

Shteti lindor i Thuringia planifikon të zëvendësojë masat e bllokimit me ‘rekomandime’ dhe të ndërmarrë veprime të rrepta në nivelin lokal, nëse është e nevojshme. Ndërkohë, parqet po rihapen në Madrid dhe njerëzit mund të takohen në grupe deri në 10 persona, pasi Spanja vazhdon të lehtësojë bllokimin e saj, megjithëse disa bare dhe restorante po zgjedhin të qëndrojnë të mbyllura.

Franca filloi të lehtësojë bllokimin në fillim të këtij muaji, por zyrtarët kanë paralajmëruar se ai mund të rivendoset nëse është e nevojshme. Kishat dhe vendet e tjera të adhurimit u lejuan të rihapen, pasi Këshilli i Shtetit në Francë urdhëroi të hiqet ndalimi i shërbimeve fetare.