“Ndoshta kryeministri nuk punon asnjë ditë”, eksperti Sulçe flet për të dielën pa makina: Deklarata donkishoteske

484
Sigal

Eksperti i ekonomisë Artur Sulçe në një intervistë ka thënë se deklaratat e kryeministrit Rama për të dielën pa makina janë të pamundura. Po ashtu Sulçe tha se postimet e Ramës në rrjetet sociale nuk mund të merren si deklarata zyrtare nga ana e qytetarëve, dhe se në vendin tonë mungon infrastruktura për të bërë të mundur të dielën pa makina.

“Gjithkush deklarimet e kryeministrit Edi Rama në Facebook nuk mund ti marrë si zyrtare, dhe aq që të jetë i detyruar ti zbatojë ato. Deklaratën se e diela do të jetë pa makina është e pakuptueshme, pasi ka njerëz që punojnë edhe në këtë ditë, ndoshta vetë kryeministri nuk punon asnjë ditë”, tha Sulçe.

Eksperti tha më tej se askush nuk mund tiu provojë qytetarëve të drejtën e lëvizjes, që e kanë fituar që në momentin që janë qenie njerëzore.

“Nëse do të flasim për ditën pa makina, duhet të modernizosh trafikun urban, nuk mund të bllokosh lëvizjen, pasi ajo është pjesë e brendshme e njerëzve, nuk mund tiua provosh qytetarëve lëvizjet, pasi nuk është atribut i kryeministrit. Nuk mundet që një titullar, të na bëjë këto lloj veprimesh, që në mendimin tim janë donkishoteske. Ne jemi high tek me fjalë, por jemi shumë të prapambetur sa i takon gjërave që bëhen në terren”, tha më tej Sulçe.