Basha: Jam gati të dal në debat me Ramën, por ai ka dy dekada që e refuzon këtë

351
Sigal

Në një intervistë për RTSH, kreu i PD Lulzim Basha, u shpreh se është gati të dalë në debat me Edi Ramën, por tha se ai ka dy dekada që e refuzon.

Sipas Bashës, kur të vijë dita çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.

“Do t’ju shkojë dëm përpjekja, sepse zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua. Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat. Megjithatë, dua të them diçka. Kur të vijë dita, absolutisht çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet. Pa diskutim, këtu roli i kryeministrit është kyç.

Ndërkohë që gjendemi akoma në këtë situatë, mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që, në vend të spektaklit që mund të ofrojë një debat i dëshiruar, për te cilin shpreh gatishmërinë time në çdo moment, që energjia dhe fokusi i kryeministrit të jetë tek detyrat që duhen kryer dhe nuk po kryhen”, tha Basha ndër të tjera.