Futboll pa tifozë dhe data e rifillimit, FSHF bën kërkesën zyrtare

428
Sigal

FSHF bën kërkesë zyrtare që të rinisin kampionatet e futbollit në vend. Dy ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Qeveria e futbollit në vend propozon që të rinisin kampionatet, ndërkohë që kërkohet që ekipet të nisin stërvitjen me 2 maj, ndërsa kampionatet kombëtare të futbollit më 20 maj. Pra 18 ditë kohë për ekipet që të përgatiten për ndeshjet, që kërkohet të luhen pa praninë e publikut.

Sigurisht i gjithë ky aktivitet të kryhet në bazë të një protokolli që eliminon përhapjen e COVID-19, që ka zaptuar gjithë botën ditën e sotme dhe është problemi më i madh për t’u zgjidhur.