Tentoi të trafikonte kanabis drejt Malit të Zi, arrestohet 43-vjeçari

121
Sigal

Një 43-vjeçar i cili tentoi të trafikonte një sasi lënde narkotike kanabis në drejtim të Malit të Zi është arrestuar.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan kanë kaluar për kontroll të imtësishëm një automjet, me të cilin dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. K., 25 vjeç dhe pasagjer shtetasin Sh. K., 43 vjeç, në çantën e këtij të fundit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit 43-vjeçar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë.