Dr. Zekri Palushi: UKRAINE: Çfarë gjithkush duhet ta dijë

238
Sigal

Dr. Zekri Palushi

ish këshilltar i kryeministrit Aleksandër Meksi

Në interes të opinionit publik Shqiptar, mendova të adaptoj në shqip, artikullin e autorit Thierry Meyssan, me titullin original: “Ukraine: What everyone should know”, -publikuar në VoltaireNet.

Presidenti Putin, ka shokuar shumë njerëz me deklarimin e tijë, “a gang of drug addicts and neo-Nazis”, in power of Kiev. Pra, ai ka thënë se: në Kiev,  një grup kriminal të droguarish, dhe neo-Nazistësh, janë në fuqi. Për këtë, shtypi Atlanticist, e portretizoj Putinin sit ë sëmurë mental.

Pak histori:

Qeveria e Viktor Yanukovych (2010-14), -në përpjekje të një ballancimi politik, ishte munduar të mbante një pozicion të ndërmjetshëm, midis Rusisë (komshi), dhe miqve Amerikan.
Megjithatë, kur Bushit i Ri, deklaroj se: “Ata që s’janë me ne, janë kundra nesh”, -Viktor Yanukovych, u konsiderua si “pro-Rus”.

Si pasojë, – në vitin 2013, Viktoria Nuland, (Asistente e Sekretarit të Shtetit Amerikan, për Euro-Azinë), në bashkpunim me Dimitro Yarosh, dhe trubullues professional (të trajnuar nga NATO në Poloni), -orgaizuan përmbysjen e qeverisë së Viktor Yanukovych, duke çfrytzuar  protestimet e “Rrrevolucionit për Dinitet”, që zhvilloheshin në Sheshin Maidan, në qendër të Kievit.

Kështu, rregjimin trazicional, e muarën trubulluesit professional,  dhe prezenca e Nazitëve u vu re menjëherë nga shumica e gazetarve, -por, personalitetet Perendimore, që erdhën të mirrnin pjesë në këtë “rrevolucion”, -si Bernard-Henry Levy, ishin “qorruar”.

Me 3 Prillë, në brigjet e Liqenit Como, -(në Klubin Ambrosetti), u organizua një takim në mes të David Archer, (një prej ish-këshilltarve të Sekretarit të Shtetit, John Kerry), dhe Hunter Biden, (djali i Zv. Presidentit Joe Biden), me miliardierin Stephen Schwarzman, (kryetari i fondit të investimeve Blackstone).

Pas këtijë takimi, David Archer u vendos në bordin e Burisma Holdings, (një prej kompanive kryesore të gazit, në Ukrainë), -ndërkohë që pronari i sajë, -oligarku Mykola Zlochevsky, -ish minister i Burimeve Natyrore, në qeverinë e Yanukovych, (që kishte dhënë ilegalisht liçenca për kompaninë e tijë, të gazit e vajit, dhe paguante David Archer me 83.333 dollarë, në muaj), ishte nën investigime, nga FBI, (SHBA), dhe M15, (sherbimi secret i Angisë).

Në atë kohë, –Zv. Presidenti Joe Biden, me këshilltarët e tijë, Jake Sullivan dhe Antony Blinken, shkuan në Kiev, me një premtim solemn, për mbështetjen që SHBA, do ti jepte  rregjimit të ri, si dhe për të  organizuar Zgjedhjet e ardhëshme.

Gjatë asaj kohe, kur qeveria provizionale kishte në përbërjen e sajë, 5 Nazist, -rregjionet Donetsk dhe Luhansk e rrefuzuan këtë qeveri, dhe në një referendum, deklaruan pamvarësinë e tyre.

Me 12 Maj 2014, djali i Zv Presidentit, Joe Biden, Hunter Biden, ju bashkua bordit të drejtorëve të Burizma Holdings, -e pastaj, edhe Christopher Heinz, -(dhëndrri i Sekretarit të Shtetit John Kerry).

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2014, me udhëzimin e David Archer, dhe Hunter Biden, -Burizma i dha  7 milion dollar, si ryshfet, Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, (që tashmë ishte nën rregjimin e ri, të Presidentit Petro Poroshenko),- që të fallcifikonte, dhe mbyllte çeshtjen legale kundra Burizma-s, dhe pronarit të sajë,-Mykola Zlochevsky.

Një përgjim, (wiretap), tregon se Presidenti Poroshenko, i konfirmoj Zv Presidentit Biden se marrveshja ishte rregullar, (the deal was fixed). Pra, Amerika recycloj ish ministrin “pro-Rus” Yanukovych, -e si pasojë, edhe Prokurori i Përgjithshëm, që dukshëm ishte i pa-ngopur, u shkarkua nga detyra, me një votim në parliament, të provokuar nga Amerika, Bashkimi European, (EU), Banka Botrore, dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF), -të cilët, në të njejtën kohë, donin të shpëtonin edhe oligarken, ish-Kryeministren Yulia Tymoshenko, (por me një çmim më të ulët, ndaj sajë).

Në Korrik të 2019, -Presidenti Trump, pyeti Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që ta investigonte këtë rast korrupsioni, (përfshi Sekretarin e tijë, për Energjinë), -por ai rrefuzoj.

Kur Trump u bë  më shumë këmbëngulës, -një zyrtar i inteligjencës Amerikane, e bëri të njohur përmbajtjen e kësaj bisede, dhe akuzoj Presidentin Trump, që po mundohej ta përdorte Ukrainën, për të dëmtuar rivalin e tijë, -kandidatin demokratik, Joe Biden. Kjo çoj në impiçmentin e Trumpit, nga Kongresi, -për “skandalin, “Ukrainegate”.

Autori thotë se ka një numër të madh aktesh korrupimi, -e që janë provuar të jenë  ndërmarrë në përfitim të personaliteteve të Ukrainës dhe Amerikës, dhe si përfundim dhjetra miljard dollar janë zhdukur, duke quar kështu në një kolapsim të standartit jetësorë të popullit të Ukrainës.

Ndërkohë, -gjithkush ka vënë re se vitin që shkoj, çmimet e gazit janë rritur dhjet-fish. Është e vërtetë se rritja e kërkesave është më e madhe se rritja e prodhimit, por kjo, në asnjë far mënyre, nuk mund të shpjegojë këtë rritje kaq të madhe të çmimit.

Në fakt, kontratat afat-gjata të gazit janë prap ma nalt se në të shkuarën, ndërsa kontratat afat-shkurtra janë rritur menjëherë mbi nivelin e zakonshëm. Kjo diferencë mund të shpjegohet vetëm me spekullimet që bëhen. Dhe ekzaktësisht, Fondi i Investimeve Blackstone, dhe miqët e Presidentit Biden, ishin të parët që spekulluan. Ata, dukshëm prisnin një krizë, në një prej vendeve prodhuese.

Është e lehtë për tu kuptuar se pse shtypi don të minimizojë eventet e Hunter Biden, në të cilat babai i tijë, -(tani Presidenti i SHBA), është i zhytur deri në fyt, me probleme/shqetësime.

Vazhdimi i operacioneve ushtarake në Ukrainë, janë duke shkaktuar ngritje të më tejshme çmimesh të gazit, -edhe kjo, në përfitim të miqëve të Presidentit Amerikan, dhe në dëm të Europianve.

Këto fakte duhet të lidhen me ç’far kam shkruar më parë, në lidhje me këto probleme, thotë autori.

Jake Sullivan, Antony Blinken, dhe Viktoria Nuland, që pilotuan këto skema, janë Straussian, -si i pari i tyre, Paul Wolfowitz, që në vitin 1992 ka shkruar: “Rivali i pare i SHBA, është Bashkimi European, zhvillimi I të cilit duhet të prevenohet”.

Presidenti Putin, gjithashtu i referohet një bande neo-Naziste. Në këtë rast, nuk është ma një grup i vogël, por arrijnë në 10.000-20.000 njerëz.

Për të kuptuar këtë, duhet të kujtojmë se në fund të Luftës së Dytë Botërore, -SHBA, dhe Bashkimi Sovjetik, (USSR), muarën shumë personalitete të rëndësishme Naziste, të burgosur, dhe të gjithë u munduan të grumbullonin informacione prej tyre. Ndërkohë që Sovjetikët, pas rreth 8 muash, i kthyen ata në shtëpitë e tyre, -Amerika i mbajti disa prej tyre, dhe i përdori për ricyklim. Gjithkush e din se, psh, shkëncëtari Nazist i rraketave, Werner von Brawn, u bë drejtori i NASA. Këshilltari special i Hitlerit, për New Order, në Europë, Walter Hallstein, u bë presidenti i parë i Komisionit European. Heinrich Harrer, paguhej nga CIA, që të mësonte Dalai Lama.

Ngelet më pak e njohur, ajo që CIA gjithashtu recycled shumë SS, dhe polic Gestapoje, në vende të tjera të botës, psh., -ish-operativi i Gestapos Klaus Barbie, u vendos në krye të Bolivisë, ku suksesshëm vrau Che Guevara, ndërsa SS-in Alois Brunner, e dërgoi në Siri, (në atë kohë, aleate e Washingtonit).

Gjatë gjithë kohës së Luftës së Ftohtë, CIA ka përdorur Nazistët. Megjithatë, Presidenti Jimmy Carter, emroj Admiralin Stansfield Turner me vendosë rregull në agjensinë e CIA-s, që të kufizonte rrolin e këtyre agjentve, dhe tu jepte fund diktaturave.

Shumica e Nazistëve ishin shkarkuar nga detyrat, por ata që  mund të operonin në Paktin e Varshavës, u mbajtën përsëri. Kështuqë Presidenti Regan festoj the “captive nations” të Europës Lindore, duke krijuar shoqata për destabilizimin e vendeve anëtare të Paktit të Varshavës, -përfshi  edhe Bashkimin Sovjetik.

Është llogjike që të mendosh se në 2007, CIA organizoj në Ternopol të Ukrainës, një kongres, ku mblodhi neo-Nazistët European, dhe gjihadistët anti-Rus,  të Linjes së Mesme. Kongresin e kryesoj Nazisti Ukrainas, Dmitro Yarosh, dhe emiri Chechen, Doku Umarov, (i cili s’mori pjesë, sepse ishte në kërkim nga Interpoli), por dërgoj një vide-mesazh mbështetje. Si rrezultat, neo-Nazistët dhe gjihadistët luftuan së bashku, për të zevendësuar Rrepublikën Çeçjane, me Emiratin Islamik të Içkerias, (Ichkeria).

Grupet neo-Naziste financoheshin nga bosi i mafies locale, Ihor Kolomoisky, -i cili, për të rrëzuar Presidentin Poroshenko, fabrikoj një politikan të ri, -Volodymir Zelenskin, që e prezantoj me popullin, nëpërmjet pregatitjes së serisë televizive: Sherbetor i Popullit, (“Servant of the People”), – ku Zelensky, lunate rrolin kryesorë.

Kur Zelenski u zgjodh president, dhe Straussianët, -(Leo Strauss, filozof, dhe politikan Gjermano-Amerikan), u kthyen ne qeveri, – Zelensky pranoj të gjitha sygjerimet që ata kishin.
Ngriti monumentin e Stepan Bandera, udhëheqës i bashkpunëtorve të Nazizmit, gjatë Luftës së Dytë Botrore,- duke  mbështetur edhe ideologjinë e tijë, që sipas së cilës, popullsia Ukrahinase ka dy origjina: -atë Skandinaviane, dhe Proto-Gjermanike, -dhe atë Sllavik, -duke cilësuar se vetëm ata me origjinë Skandinaviane, janë Ukrainas të vërtetë, ndërsa Sllavikët, janë vetem Rus, (subhuman).

Në këtë bazë, Zelensky aprovoj “Ligj për Popullin Indigjinoz/autokton/venali” (“Law on Indigenous Peoples”), -nëpërmjet të cilit, Ukrainasve me origjinë Sllave, ju deprivohen që të gëzojnë të drejtat e njeriut, dhe liritë fondamentale. (Ky ligj nuk është hala në veprim).

Për 7 vjet, grupet Naziste, në mënyrë të rëndomët, kanë masakruar banorët e Donbas-it.
Ndërkohë,  Gjermania dhe Franca, -garantuesit e Marrveshjes së Minsk, -s’kan bërë as një veprim.
Po kështu, Kombet e Bashkuara kanë mbyllur sytë, e si rrezultat, për 7 vjet, këto grupe janë rritur, -nga qindar ushtarë, në mijëra. Dhe me kërkesë të Viktoria Nuland, -President Zelensky ka emruar Dimitro Yarosh, si këshillëtar special, pranë shefit të ushtrisë Ukrainase.

Në këtë pozicion, Yarosh ka ri-organizuar neo-Nazistët në dy batalione dhe grupe urbane.
Ata, -gjatë fund-javës së Konferencës së Sigurisë, të mbledhur në Munich, -ndermorën një goditje massive, në zonat seperatiste, –gjë që shkaktoj përgjigjen/veprimin e Rusisë.

Me 3 Mars, Batalioni Nazist Aidar, u mund nga ushtria Ruse. Atëherë, President Zelenski emroj komandantin e këtij batalioni, si governor të Odesës, -me detyrë, prevenimin e ushtrisë Ruse që të lidhej me Krimean dhe Transnistria.

Sipas autorit original të shkrimit, -të gjitha këto fakte janë të pa-kundërshtueshme.
Ai thotë se “përgjigjia e Rusisë mund të shifet si e pa-barabartë, dhe e pa-përshtatëshme, por jo e pa-justifikueshme”.

Të dashur bashk-atdhetar, -shpresoj se ju do të dini ta interpertoni këtë shkrim, -jo si një shkrim në favor të luftës së Putinit, (ku po vriten, masakrohen e shkatërrohen qindar-mijëra jetë njerëzish), por si një shembull ekstrem negative, që politikanët në përgjithsi, me në krye, ato Amerikan,  -luajn me jetën e popujve, në favor të përfitimeve personale.

Një skenar, pak-a-shumë i tillë, po luhet sot në Shqipërinë tonë, -nën drejtimin e Zj. Juri Kim, -por në këtë rast, -ajo po mundohet të shkatërrojë dhe përmbys opozitën e vërtetë, -në favor të një qeverie nga më të korruptuarët në botë, -që po asfikson jetën e shqiptarve, në të gjitha aspektet e sajë.

Prandaj, ju ftoj që këtë përmbledhje shkrimi, (të përshtatur në shqip), ta merrni si analogji, dhe të kuptoni se:
Miqësia është e mirë me këdo, -por jo në dëm të interest kombëtar, në dëm të vlerave njerëzore, lirisë, demokracise, dhe vetë jetës së popullit tone, të shumë-vuajtur.

Kurrë mos mendoni se të tjerët na duan neve, më shumë se ne duam vehten tonë!

Në mbyllje, ju kujtoj shprehjen mjaft të përdorur gjatë komunizmit: “Mirëmengjez o interes”.

https://www.voltairenet.org/article215856.html