Sulm me thikë në Francë, dy viktima dhe disa të plagosur, dyshohet akt terrorist

251
Sigal

Një sulm me thikë ka ndodhur këtë të enjte në Francë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda një katedraleje në Nicë të Francës, ku paraprakisht dyshohet për një sulm terrorist.

Ndërkohë kryebashkiaku i qytetit, Christian Estrosi, përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar sulmin në katedrale terrorist.

“Unë konfirmoj se gjithçka që ndodhi mund të jetë një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame de Nice”, shkruan Christian Estrosi.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sulmi erdhi pak ditë pasi ndodhi vrasja e mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një islamist i dyshuar pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes.