Vdes tragjikisht në aksident rrugor shqiptari në Itali në 46-vjetorin e tij të lindjes

296
Sigal

Sokol Keci, 46-vjeç, ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm, pasi makina “Fiat Dukat” me të cilin ai po udhëtonte është përplasur me një furgon në Bolonja të Italisë.

Si pasojë e aksidentit u plagos lehtë partnerja e tij, ndërkohë që u dëmtuan edhe shoferi i furgonit dhe një shtetas rumun.

Keci ishte zhvendosur prej shumë vitesh në Bolonja dhe këtë të mërkurë do festonte 46-vjetorin e lindjes.