VIDEO/ Policët e Veliajt më rrahën në sy të gruas shtatzënë dhe më dhanë dy mijë lekë më pas

115

Flet i riu i komunitetit rom, i cili u rrah nga dy policë bashkiakë mbrëmjen e së hënës. Videoja ndaj grumbulluesit të mbeturinave bëri xhiron e rrjetit dhe shkaktoi mjaft indinjatë.

“Më morën me zor dhe më futën në makinën e policisë bashkiake. Unë insistoja të mos futesha në makinë, pasi kisha dhe nusen me vete që ishte dhe shtatzënë.

Ata më dhūnuan dhe duke më tërhequr me zor për të më futur në makinë. E panë që ishin gabim, më rrafën dhe më pas më dhanë një dy mijë lekësh dhe u zhdukën. Unë vajta në komisariatin nr 6 dhe bëra kallëzim.”

Avokati i Popullit ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje ku është përfshirë edhe një civil. Ndërkohë, në komisariati nr 6 është dorëzuar një kallëzim penal drejtuar dy policëve të policisë bashkiake.