Si të frenohet propaganda e Shtetit Islamik në internet?

498
Fluksi tragjik i ngjarjeve terroriste që vazhdon të godasë Europën dhe që vazhdon të kërcënojë hapur stabilitetin ka sjellë një reagim për më tepër unitar të shteteve anëtare gjithnjë e më shumë të prirur drejt një ashpërsimi më të madh të masave që synojnë përballjen me terrorizmin, sa në brendësi të çdo territory kombëtar, aq edhe në internet. Por duhet evidentuar menjëherë se deri më sot nuk janë verifikuar ndonjëherë sulme të markës terroriste në kuptimin e vërtetë të fjalës kundër sistemeve informatike me rëndësi strategjike kombëtare dhe se aktivitetet në internet të ISIS-it në realitet kanë qenë të kufizuara ekskluzivisht nga propaganda, proezlitizmi, radikalizimi, në nivelin e parë të rekrutimit e të stërvitjes, në mbledhjen e fondeve dhe në planifikimin operativ të aksioneve të ardhshme terroriste. Në fakt, pavarësisht proklamimeve që e konsiderojnë ISIS-in sit ë aftë që të kryejë sulme informatike të profilit të lartë, si për shembull ato ndaj infrastrukturave kritike kombëtare apo të jetë në gjendje të zhvillojë në mënyrë autonome “armë kibernetike”, në realitetin e fakteve kjo organizatë terroriste nuk ka arritur absolutisht ta kryejë këtë “hop cilësor”.
Por edhe në rastet në të cilat janë verifikuar sulme informatike, niveli i tyre i kërcënimit nuk e ka kaluar kurrë pragun e të ashtuquajturve aktivitete thjesht shqetësuese. Në fakt, të gjitha sulmet informatike e zbuluara dhe që i atribuohen ISIS-it janë të klasifikuara si thjesht Distributed Denial of Service (të kryer me sukses nëpërmjet instrumentash shumë të thjeshta si për shembulli softueri i kohëve të fundit “Caliphate Cannon”), si defacement të uebsajteve apo të profileve në mediat sociale të institucioneve të ndryshme ose maksimumi si marrja dhe publikimi i të dhënave personale të subjekteve që i përkasin aspektit qeveritar, ushtarak apo të sigurisë publike. Ajo mbi të cilën është përqëndruar më shumë ISIS-i është kërkimi i metodave dhe i instrumentave të komunikimit që të jenë sa më të sigurtë që të jetë e mundur. Faktikisht, duke bërë propagandë nëpërmjet internetit, një prej shtyllave të aktiviteteve të veta të prozelitizmit, ekspozimi i lartë në rrjet i anëtarëve të tij ka çuar në disa raste në identifikimin, gjeolokalizimin dhe deri vrasjen e tyre.
Megjithatë, anipse propaganda – e marrë më pas nga mediat ndërkombëtare – e paraqet ISIS-in sin ë gjendje të krijojë softuerë të dobishëm që i bëjnë totalisht të sigurta komunikimet midis anëtarëve të grupit terrorist – si për shembull rasti i kohëve të fundit i aplikacionit për celularë i mbiquajtur “Alrawi” – në realitet nga ky softuer, ashtu si për aplikacionin “Alrawi”, nuk ekziston asnjë gjurmë. Përkundrazi, pikërisht mbi temën e informacioneve të sigurta, informacionet në zotërim të bëjnë të besosh për përdorimin e përhapur edhe midis radhëve të ISIS-it e aplikacioneve të zakonshme e të mirënjohura si Signal, Telegram dhe Threema. Gjithçka tjetër është thjesht propagandë. Pavarësisht kësaj, reagimi politik në nivel ndërkombëgtar të nesërmen e sulmeve terroriste është përqëndruar ekskluzivisht ndaj dhënies së pushteteve më të mëdha e më penetruese organeve qeveritare, me qëllim që të mund të frenojnë aksesin në uebsajte të përdorura nga militantët e ISIS-it për zhvillimin e aktiviteteve të treguara më parë.
Në fakt, objektivi është ekskluzivisht ai i ushtrimit të një kontrolli më të madh brenda internetit dhe të censurohen menjëherë ato uebsajte që janë identifikuar si mjete për përhapjen e ideologjisë terroriste, për rekrutimin e martirëve të mundshëm të ardhshëm apo për mbledhje fondesh. Kjo sidomos – të kuptohet mirë – për shkak të nivelit të lartë të efikasitetit dhe penetrimit social të propagandës së bërë nga ISIS-i pikërisht nëpërmjet internetit. Por, në gjendjen aktuale të gjërave, ta bazosh strategjinë e represionit ekskluzivisht mbi këtë lloj aktivitetesh, duke u kufizuar vetëm në luftimin në një mjedis kaq të gjerë dhe kompleks si interneti, që veç të tjerash është në gjendje t’u ofrojë rrigëdalje komode e të thjeshta subjekteve që u nënshtrohen hetimeve, bën që të duken metodat tradicionale investigative dhe represive si jashtëzakonisht “rudimentale”, të kushtueshme dhe në shumë raste joproduktive nga efektet, në mos minimalë dhe gjithësesi të kufizuar në kohë.
Në fakt, të kufizuarit vetëm në pengimin apo shtypjen në mënyrë totale dhe të gjithë aksesit në këto uebsajte që e bëjnë propagandën dhe radikalizmin “shërbimin” e tyre të ofruar komunitetit, duke ushtruar aktivitetin e filtrimit apo deri të errësimit total të këtyre hapësirave virtuale, nuk mund të bëjë gjë tjetër veç se ta dëmtojë efikasitetin e hetimeve të kryera deri në atë moment, shpesh duke bërë që autorët e aktiviteteve të paligjshme as të mos e gjenden e të mos arrestohen. Për më tepër, ky uebsajt i “errësuar” do të rihapej menjëherë tjetërkund, duke u replikuar njëkohësisht në mënyrë njëkohëshme në shumë pika të internetit – në mënyrë që rrjeti xhihadist të mos humbasë vijueshmërinë e fluksit të informacionit – pasi hetimet do të duhet të rifillohen sërish sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Atëhere, zhvillimi i një aktiviteti efikas antiterrorizmi në rrjet nënkupton të veprohet domosdoshmërisht në shumë plane, njëlloj të rëndësishëm e të ndërlidhur midis tyre, duke mos harruar kurrë se jemi në prani të një fenomeni të lidhur sa më botën “virtuale”, aq edhe me atë “reale”. Prandaj – për sa dukshëm e mirëqenë, gjithsesi duhet të specifikohet – çdo tentativë luftimi që ka filluar në internet domosdoshmërisht do të duhet të gjejë logjikën e saj dhe ndjekjen faktike edhe në botën materiale. Një qasje korrekte për luftimin e këtyre fenomeneve mund të konceptohet nëpërmjet linjave strategjike të mëposhtme:
Analizimi dhe kuptimi i tipareve të veçanta të kërcënimit dhe objektivat që ISIS-i propozon të arrijë nëpërmjet internetit, pse jo edhe karakteristikat e militantëve të tij.
Në fakt, duket qartë sesi ISIS-i ka disa tipare të veçanta shumë të ndryshme krahasuar me grupat e tjera guerrilase apo organizatave të tjera terroriste të njohura deri më tani. Në mënyrë të veçantë, veç të tjerash, nevojitet që të evidentohet sesi pjesa ma e madhe e njerëzve që vendosin të anëtarësohen apo ushtarake e ditës së sotme në rangjet e ISIS-it, nuk e bëjnë për të përqafuar një ideologji radikale të islamit apo për të shpëtuar një rrënjë kulturore të përbashkët, por sepse të tërhequr nga sharmi i simboleve dhe narrativave magjepsëse dhe evokuese të nxjerra pikërisht nga interneti.
Aktivizimi i procedurave të konceptuara që të krijojnë dekurajim tek militantët e ISIS-it.
Heqja e shënjestruar e disa përmbajtjeve online, infiltrimi nga ana e agjentëve të specializuar në rrjetet xhihadiste të pranishme në internet, pse jo edhe fillimin e menjëhershëm e aksioneve penale – duke i dhënë njoftim publik – për krime të lidhura me terrorizmin (sidomos në optikën e krimeve të opinionit), përfaqësojnë padyshim tri akset kryesore nga ku të niset për të vendosur një strategji efikase frikësimi ndaj militantëve të ISIS-it. Kjo me qëllim që të ndërpriten aderimet e reja, të detsabilizohet rrjeti xhihadist dhe marrëdhëniet ekzistuese të besimit, pse jo edhe të bllokohet aksioni online i militantëve të tij, që – kjo duhet kujtuar – janë formuar sidomos nga individë të “gjeneratës së dytë”, domethënë nga qytetarë europianë/perëndimorë.
Zhvillimi i aktiviteteve të kundërpropagandës dhe të promovimit të mesazheve pozitive nëpërmjet internetit.
Duke parë nivelin pothuajse “hollyëoodian” të komunikimit në internet të ISIS-it dhe mundësia pasuese shumë e lartë e impaktit të propagandës së tij mbi disa tipologji përdoruesish, nevojitet që të reduktohet aftësia tërheqëse e këtyre mesazheve nëpërmjet operacioneve të kundërpropagandës në kuptimin e vërtetë të fjalës (të shikohen, për shembull, videot e postuara në rrjet nga qeveria amerikane), sa edhe nëpërmjet promovimit të mesazheve pozitive nga ana e kujt nuk i përket rrjetit xhihadist apo nga ana e kujt largohet me vullnetin e tij.
Rritja e nivelit të vetëdijes dhe i ndjeshmërisë ndaj problematikave tek ata që menaxhojnë Internet Service Provider (ISP) dhe tek përdoruesit.
Duke ju përmbajtur pamundësisë materiale për qeveritë dhe forcat e tyre të Policisë që të monitorojnë hapësirën kibernetike në mënyrë komplesive, konstante dhe efikase, nevojitet që të lëvizet për të hedhur bazat e një sistemi vetërregullimi të përmbajtjes nga ana e vetë Internet Service Providers (ISP), duke ju kërkuar këtyre subjekteve disa përgjegjësi bashkëpunimi dhe luftimi në këtë sektor. Duket qartë gjithashtu nevoja për të krijuar edhe prerogativat për lindjen e një sistemi vetëmbrojtjeje “nga poshtë”, i bazuar drejtpërsëdrejti tek përdoruesit finalë të internetit, duke e rritur vetëdijen e tyre për fenomenin dhe duke u dhënë atyre instrumenta të thjeshtë e imediatë për sinjalizime eventuale të përmbajtjeve që vlerësohen si të rrezikshëm dhe/ose joportunë.
Zhvillimi i aktiviteteve diplomatike më të mëdha e më të shënjestruara me aleatët me qëllim që të parandalohen dhe kundërshtohen aktivitetet e propagandës dhe të radikalizimit ideologjik të ISIS-it në internet.
Sensibilizimi i qeverive të shteteve aleate ndaj këtij lloj kërcënimi, duke propozuar strategji dhe zgjidhje të përbashkëta, përfaqëson një kusht të mëtejshëm dhe të domosdoshëm. Pikërish natyra globale e kërcënimit, që nëpërmjet të ashtuquajturave “gjenerata të dyta terroristësh” ka të bëjë me të gjitha vendet perëndimore, pse jo edhe aftësitë e provuara të ISIS-it të arrijë të tërheqë nëpërmjet internetit një numër gjithnjë e më të madh subjektesh, ashtu si nevoja e domosdoshme e bashkëpunimit për aktivitetet investigative dhe shtypjes së këtij fenomeni, e bëjnë këtë element strategjik më shumë se kurrë të domosdoshme dhe në disa raste deri paralajmëruese të çdo aktiviteti tjetër.
Ndërprerja e fondeve që ushqejnë operacionet terroriste të ISIS-it.
Ajo e goditjes së llogarive bankare të mbajtura nga liderët e ISIS-it dhe nga financuesit e tyre, me qëllim që t’i boshatisin apo gjithësesi t’ua alternojnë sasinë e mbajtjes (aktualisht e vlerësuar në mbi 2 miliard dollarë), përfaqëson një lëvizje sa efikase, aq edhe komplekse dhe që, për më tepër, i mbështetet bazat e saj mbi raportet e pashmangshme të bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërkombëtar. Megjithatë, reduktimi edhe vetëm i një pjese të resurseve ekonomike në dispozicion të terroristëve islamikë nënkupton të kufizohet pashmangshmërisht resursi kryesor që ushqen, mbështet dhe motivon këtë lloj konfliktesh. Nga ana tjetër, kjo stratagjemë sigurisht që nuk është e re për kronikat (siç e demonstrojnë planet për të rrëzuar Millosheviçin në 1991, më pas Saddam Hussein në 2003 dhe së fundmi Gheddafi në 2011) dhe sot mund të zbatohet edhe vetëm nëpërmjet sulmeve kibernetike të shënjestruara.
Në përfundim, siç është thënë tashmë, duhet të mos harrohet kurrë se jemi në prani të një fenomeni të lidhur sa me botën “virtuale”, aq edhe me atë “reale”, gjithmonë objektivi i vërtetë i propagandës dhe i radikalizmit ideologjik nëpërmjet internetit, pse jo edhe hapi pasues ideal i tij.
Për pasojë, strategjia e konceptuar deri më tani nuk ka sesi të mos jetë një pjesë e vogël e një koncepti strategjik shumë më të gjerë, i prirur që të frenojë, pengojë dhe godasë aksionet e militantëve të ISIS-it në internet, por edhe dhe sidomos në brendësi të territoreve kombëtare dhe të territoreve të pushtuara.
(Analiza është bërë nga Stefano Mele, Presidenti i Komisionit të Sigurisë Kibernetike të Komitetit Atlantik Italian)
Bota.al
Sigal