BE – “Masa nukleare” ndaj Polonisë

461
Komisioni Evropian i kërkon Polonisë në formë ultimative që ta ndalë reformën e gjyqësorit duke kërcënuar me heqjen e së drejtës së votës si vend anëtar. Koha e formulimeve të kujdesshme ka marrë fund. Në qoftë se kjo reformë gjyqësore do të zbatohet “gjyqtarët do të punojnë sipas dëshirës së lidershipit politik”. Me këtë paketë legjislative, e cila si zgjedhjen e gjyqtarëve më të lartë edhe mbikëqyrjen e juridiksionit të tyre ia kalon si kompetencë qeverisë, “pavarësia e gjyqësorit në Poloni po shfuqizohet”, thotë zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.

Masa ‘nukleare’
Në rast se të gjitha përpjekjet për ta detyruar qeverinë polake të heqë dorë prej qëndrimit të saj dështojnë, Komisioni kërcënon me “masa nukleare”. Në gjuhën e Brukselit me këtë nënkuptohen sanksionet më të rënda ndaj një vendi anëtar. Fjala është për heqjen e së drejtës së votës në Këshillin Evropian. Kjo parashikohet në nenin 7 të Marrëveshjes së Amsterdamit. Kjo masë ndaj vendeve që devijojnë nga rruga demokratike u përfshi në këtë marrëveshje në vitin 1999, me rastin e zgjerimit të BE-së drejt lindjes. Deri tani kjo masë nuk është zbatuar ndaj asnjë vendi.

Procesi për heqjen e së drejtës së votës në Këshillin Evropian një vendi anëtar kalon në dy faza. Së pari, këtë duhet ta miratojë Parlamenti Evropian, më pas Këshilli Evropian. Por në këshill nevojitet vendim unanim dhe presidenti i Hungarisë Viktor Orban ka deklaruar se do të votojë kundër, sepse e konsideron qeverinë polake si mike politike.
Sigal