Shqiptari tenton ti ikë policisë gjermane, lë fëmijën 6 vjeç në makinë. DETAJE

508
Sigal

Një ngjarja e rëndë ka ndhur në një zonë të Gjermanisë kur një një 33 vjeçar shqiptar nga Kosova, duke ngarë makinën e tij në autostradën gjermane A 1 “po bënte garë” me policinë.

Policët po provonin ta kapnin makinën me regjistrim francez që e ngiste kosovari, në segmentin e autostradës Bramsche-Neuenkirchen-Vörden, shkruan osradio.de.

Ai pastaj i jepte më shumë gas makinës, tejkalonte policinë disa herë duke marrë anën e djathtë të shiritit të autostradës dhe duke rrezikuar kështu edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Gara e tij e papërgjegjshme mori fund në një arë me drithëra, ku ai pasi e ndaloi makinën, iku prej saj, transmeton albinfo.ch. Por ai, duke ikur vetë, në makinë e kishte lënë vajzën e tij 6 vjeçare.

Pak kohë më vonë policia arriti ta zinte të ikurin.

Siç u konstatua pastaj, ai ishte dëbuar nga Gjermania para dy javësh por kishte hyrë sërish në vend, ilegalisht.

Sipas hetimeve të para, automobili të cilin ai po e ngiste, nuk ishte as i lejuar, as i siguruar dhe as i tatuar.

33-vjeçari u arrestua ndërsa patën shoferi i tij u konfiskua nga policia, e cila njoftoi nënën e fëmijës që të vinte ta merrte.