Itali/ Sekuestrohen ora rolex e makina të shtrenjta, shkatërrohet banda e hajdutrëve shqiptarë

304
Sigal

Një bandë kriminale me hajdutë shqiptarë u zbulua dhe u shkatërrua nga karabinierët në Itali. Banditët kanë vepruar në kohën që pronarët e shtëpive flinin në banesa. Shqiptarët hajdutë kanë hyrë në dy apartamente në Valperga, por policia i përgjoi teksa ktheheshin në Torino dhe i ka arrestuar, raportojnë mediat e vendit fqinj. Karabinierët në Venaria kanë arritur të shkatërojnë një bandë hajdutësh, duke vënë në pranga 3 shqiptarë. Këta të fundit janë të moshave nga 21 deri 39 vjec e janë të gjithë me precedentë të mëhershëm.

Hajdutët, kur janë arrestuar po udhëtonin me makinë. Kjo ka bërë që policia të sekuestrojë mallin që kishin në automjet shtetasit shqiptarë. Policia italiane sekuestroi: armë zjarri, kartela poste dhe orë luksoze, të gjitha të dyshuara të grabitura. Kontrolli i mëtejshëm i bërë nga ana e karabinierëve ka bërë që të sekuestrohen edhe disa ora rolex, automjete, portofolë etj. Gjatë kohëve të fundit, banorët vendas në Torino e përreth janë ankuar për vjedhje. Shqiptarët dyshohen për disa ngjarje, ndërsa akuzat ndaj tyre janë “vjedhja” dhe “marrja e sendeve të vjedhura”.