Shqiptari ‘problematik’ qëllon me gurë makinën e policisë italiane

155
Sigal

Ndërsa të gjithë në Itali kanë qenë në festë, për shkak të fitores së ekipit kombëtar italian me Anglinë, duket se edhe incidentet nuk ndalen.

Një shqiptar, 28 vjeç ka qëlluar në drejtim të një makine të policisë italiane në Modena.

Sipas mediave italiane, 28-vjeçari është afruar tek makina e karabinierëve dhe iu ka qëlluar atyre me gurë.

Nuk dihet arsyeja e veprimit të të riut nga Shqipëria. Pas një rezistence të vogël, ai u prangos e u dërgua në paraburgim.

Mësohet se shqiptari kishte qenë problematik edhe më herët, pasi kishte qenë i dënuar për grabitje dhe plagosje. Tani do përballet me akuza të tjera.