Zhdukja e vajzës shqiptare në Greqi/ Ja pista e re që po hetohet

Nga data 19 tetor 2020, familja e adoleshentes shqiptare Artemis Vasilis nuk ka asnjë shenjë për zhdukjen e saj.

Ajo u largua nga shtëpia për të shkuar në një intervistë pune në Greqi dhe që prej atëherë nuk është parë më.

NOA

Rasti është kthyer prapë në vëmendje nga mediat helene, pas zbulimit të një rasti, kur një shqiptar shfrytëzonte për prostitucion një rumune në vendin fqinj.

Gazeta greke “Te Nea” shkruan se kapja e shqiptarit që shfrytëzonte të miturën rumune, mund të hapë edhe dosje të tjera, si dhe ekziston dyshimi se në këtë rrjet mund të ketë edhe vajza të tjera të raportuara të zhdukura.

“Rasti i rrëmbimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të 17-vjeçares nga Rumania mund të fshehë diçka edhe më serioze, madje edhe një qark të organizuar që detyrojnë të miturit për prostitucion” tha një zyrtar i policisë greke.

Pas arrestimit të shqiptarit për shfrytëzimin e rumunes, “tani po hapen dosjet e vajzave të fëmijëve të zhdukur, madje edhe ajo e Artemisit, gjurmët e së cilës ende nuk dihen që nga tetori i vitit 2020, megjithë hetimet intensive të policisë greke, por edhe familjes së saj” tha më tej zyrtari grek.