“Ura, zhvillim për ne”, banorët e Selenicës protestojnë ndryshe

372
Sigal

Banorët e Selenicës kanë gjetur një tjetër mënyre për të protestuar. Këtë herë nuk ka pasur grumbullime, por banorët kanë zgjedhur të protestojnë ndryshe.

Duke vendosur pankarta me mbishkrime për ndërtimin e lotit të 4 të rrugës së Lumit të Vlorës.

Kujtojmë se loti i katërt i rrugës së Vlorës në projektin fillestar të saj parashikohej të kalonte nga Ura e Peshkëpisë në Selenicë dhe më pas lidhej me autostradën Levan-Tepelenë, ndërsa ky projekt tashmë kërkohet të devijohet për të kaluar nga Ura e Peshkëpisë në Kuç dhe më pas lidhet me autostradën Levan Tepelenë, duke anashkaluar Selenicën. Në këtë mënyrë Selenica mbetet pa rrugë pasi edhe aksi rrugor aktual është lënë në më shumë se 20 vite në harresë.