Mrekulli në Shëngjin! Roja e plazhit i shpëton jetën pushuesit që po mbytej

250
Sigal

Një roje bregdetare ka shpëtuar mrekullisht një pushues i cili rrezikoi të humbte jetën ndërkohë që po lahej në plazhin e Shëngjinit.

Sipas mediave, vrojtuesi i plazhit ka parë një burrë të kthyer përmbys duke pirë uje, dhe menjëherë ka ndërhyrë per t’i dhënë ndihmën e parë nëpërmjet reaniminit kardio-pulmonar, duke e rikthyer atë në jetë.

Ndërkohë për ndihmë më të specializuar kanë mbërritur edhe autoambulanca duke e dërguar në spitalin e Lezhes.