LAJM I FUNDIT/ Makina bie nga lartësia, ndërron jetë shoferi i aksidentit në aksin Gjirokastër – Tepelenë. Ja njoftimi i policisë… (EMRI)

Tepelenë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 21:15, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin Leons Imeri ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

NOA

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi Leons Imeri, 33 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.