Evropiani i sjell Italisë 28 milionë euro dhe vendin e katërt në renditjen e FIFA-s

208
Sigal

Fitorja e “Euro 2020” sjell përfitime jo vetëm nga ana futbollistike për Italinë, por dhe nga ana financiare, pasi arkëton plotë 28.25 milionë euro nga finalja dhe vendin e katërt në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Një punë fantastike e Roberto Mancinit, që e nisi aventurën me Italinë në vitin 2018, kur Italia nuk u kualifikuar për në Kupën e Botës.

Italia kalon në vendin e parë sa i përket përfitimeve financiare nga UEFA në Evropiane me 99.25 milionë euro brenda një turneu, duke lënë pas Portugalinë me 98.2 milionë euro që e mbante deri më tani rekordin. Italia ka përfituar 1,5 milionë euro për çdo fitore në grupe, 2 milionë për kualifikimin në 1/8, të cilave u shtohen 3,25 milionë euro për çerekfinalet dhe 5 milionë për gjysmëfinalet. Vetëm triumfi në finale vlen 10 milionë euro për skuadrën e Mancinit, ndërsa Anglia, megjithë humbjen, përfitoi 7 milionë euro për ndeshjen ku u përcaktua trofeu.

Rritja në renditjen e FIFA-s do e ndihmojë Italinë që të jetë në një vazo më të mirë në kualifikueset e ardhshme për Evropian. Mancini ka bërë një punë fantastik nga e cila po merr dhe frytet e para.