Shpërthimet në Turqi mund të jenë vepër e ISIS

425
Terroristët e Shteti Islamik janë të dyshuarit kryesorë për dy shpërthimet në Ankara që vranë gati 100 persona. Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka deklaruar se asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin por qeveria beson se dy autorët që hodhën veten në erë janë anëtarë të SISI. 
Duke folur në televizionin turk, Davutoglu tha se shpërthimet ishin një përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme të cilat do të mbahen në 1 nëntor. Numri zyrtar i të vdekurve është 97, por kurdët thonë se nr i të vdekurve është 128.
Pavarësisht deklaratës se Davutoglu, Forca ajrore turke kanë nisur bombardimet kundër kurdëve. Avionët kanë goditur objektivat e Partisë punëtore të Kurdistanit, në juglindje të vendit në kufi me Irakun verior. Sulmi nisi pas qeveria turke hodhi poshtë armëpushimin me kurdët. 
“Armëpushimi me kurdët nuk do të thotë asgjë për ne. Operacionet do të vazhdojnë pa pushim”, tha një zyrtar i lartë turk për agjencinë e lajmeve Reuters. Tensionet në
Turqi janë të larta e ndërsa vendi shkon në zgjedhjet të përgjithshme më 1 nëntor. Turqia është në ditën e dytë të zisë, e ndërsa në Stamboll mijëra njerëz kanë protestuar kudër sulmeve. Sipas korrespodentit të BBC gjatë protestë kishte një ndjenjë të qartë të zemërimit ndaj qeverisë. 
Sigal