Shpërthen zjarr i fuqishëm në kampin e refugjatëve, 21 të vdekur deri tani

98
Sigal

Të paktën 21 persona humbën jetën sot në një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë në kampin e refugjatëve Jambaliya në Rripin e Gazës , thanë zyrtarët palestinezë.

Në videot e shpërndara nga përdoruesit e rrjeteve sociale, shihet një ndërtesë e përfshirë nga flakët. Dëshmitarët okularë raportuan se kishin dëgjuar britma nga njerëzit e bllokuar që thërrisnin dëshpërimisht për ndihmë, por nuk ishin në gjendje të arrinin ndërtesën që ishte përfshirë nga flakët.

Kampi i refugjatëve Jabaliya është një nga tetë në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë njerëz dhe një nga zonat më të dendura të populluara në botë.