Britania ende në kulmin e pandemisë, u kërkon banorëve të zgjedhin 10 njerëz me të cilët të takohen

266
Sigal

Mes planeve për zbutjen e masave kufizuese të pandemisë, ministrat britanikë kanë propozuar që çdo shtetas të zgjedhë vetëm 10 miq ose familjarë jashtë familjes me të cilët të takohen.

Zhvillimi vjen pas relaksimit të politikës së qëndrimit në shtëpi për zbutjen e problemit psikologjik të vetmisë e izolimit, duke nisur lejimin e grupeve të vogla të njerëzve.

Sipas idesë, njerëzit do të emëronin një listë të njerëzve me të cilët duan të takohen, të cilët duhet t’i përkasin maksimumi dy shtëpive familjare, raportojnë mediat.

Personat e aprovuar më pas do të mund të mblidhen për të ngrënë bashkë apo për aktivitete të tjera shoqërore, por asnjë nga këto grupe nuk mund të shoqërohget me grupe ose individë të tjerë, jashtë “njësisë së tyre”.

Rregullat e reja supozohet të bashkojë çiftet e reja ose të tjera që nuk jetojnë bashkë, por sistemi është i vështirë për t’u zbatuar dhe nuk do të ishte jetëgjatë në rast të një vale të dytë infektimi.
Një burim qeveritar britanik tha: “Nëse ne gjejmë një rrugë për të lejuar më shumë fleksibilitet pa rrezikuar shpërndarjen e sëmundjes, atëherë do ta bëjmë”.
Sipas raportimeve dhe Belgjika e Skocia po e marrin në konsideratë idenë, teksa ndaj qeverive evropiane shtohet presioni për strategjinë e daljes nga izolimi.