Shkon në 300 mijë numri i rasteve me COVID-19 në Rusi

243
Sigal

Totali i infektimeve me koronavirusin e ri në Rusi iu afrua pragut prej 300,000 rastesh, ndërkohë që autoritetet gjykojnë se situata është e qëndrueshme.

Sipas shifrave zyrtare, 9263 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 299,941 bilancin total të rasteve me COVID-19 në Rusi, vendi i dytë në botë më i prekur për nga numri i rasteve, pas SHBA-ve.

Kryeministri rus, Mikhail Michoustine, njoftoi sot se, Rusia kishte shënuar një ndalim të rritjes së infektimeve.

Sot, vendi regjistroi për të katërtën ditë radhazi një numër rastesh të reja nën pragun simbolik të 10,000 rasteve.

Rusia ka regjistruar gjithashtu 115 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit duke e çuar bilancin total në 2837 viktima.