Refuzojnë Brexit, May: Deputetët e BE bëjnë lojëra politike

337
Sigal

Kryeministrja britanike,Theresa May, ka akuzuar deputetët që refuzojnë ta mbështesin marrëveshjen tregtare pas Brexit-it me Bashkimin Evropian, që po bëjnë “lojë politike” me të ardhmen e Britanisë.

Ish sekretari i Jashtëm, Boris Johnson, reagoi ndaj këtij plani duke e quajtur të çmendur. Por, May deklaroi për media se ishte e vetma strategji e mundshme, përkundër refuzimit nga BE.

May shtoi se ka në plan të shtojë taksat ndaj shtetasve të huaj që jetojnë në Britani.

Ajo theksoi se plani që BE-ja dhe Britania të bashkëpunojnë për tregti, por jo ofrim të shërbimeve, është mënyra e vetme kredibile për të mënjanuar një kufi mes Irlandës veriore dhe Republikës Irlandeze.

Kjo strategji është kritikuar mjaft nga konservativët, që theksojnë se kjo marrëveshje mund të rrezikonte sovranitetin e vendit dhe të tradhtonte votën e vitit 2016.