Shembet ndërtesa në Torino, ndërron jetë 4-vjeçari shqiptar, plagoset nëna e dy të tjerë

204
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Torino të Italisë.

Sipas mediave përtej Adriatikut, një ndërtesë është shembur në qytetin e njohur, duke lënë të vdekur një 4-vjeçar shqiptar, e të plagosur nënën e tij dhe dy persona të tjerë. Sipas raportimeve, 2 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke kërkuar nën gërmadhat, pasi dyshohet se ndodhen edhe 2 persona të tjerë. Ata janë në gjendje t’i dëgjojnë zërat e tyre, për këtë arsye, nuk do i ndalin kërkimet.

Deri më tani, thuhet se ndërtesa është shembur nga shpërthimi i një bombole gazi.