DASH mesazh shtetasve amerikanë: Bëni kujdes në Shqipëri për shkak të Covid-19 dhe të krimit e dhunës

200
Sigal

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përditësuar informacionin për udhëtimet në Shqipëri, duke paralajmëruar qytetarët e saj të tregojnë kujdes të shtuar teksa udhëtojnë në Shqipëri, duke e konsideruar një vend të pasigurt si për infektimin me COVID 19 ashtu edhe për nivelin e kriminalitetit. Sa i përket rrezikut të infektimit me COVID 19, DASH njofton qytetarët se Shqipëria konsiderohet si vend me përhapje të madhe të virusit.

“Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka lëshuar një Njoftim Shëndeti të Nivelit 3 të Udhëtimit për Shqipërinë për shkak të COVID-19, duke treguar një nivel të lartë të COVID-19 në vend. Rreziku juaj për të infektuar nga COVID 19 dhe zhvillimin i simptomave të rënda mund të jetë më i ulët nëse jeni plotësisht të vaksinuar me një vaksinë të autorizuar nga FDA”, shkruhet në paralajmërimin e DASH.

Paralajmërimi i Departamentit të Shtetit për qytetarët e saj është edhe më i fortë sa i përket rrezikut nga kriminaliteti në Shqipëri. Sipas DASH, në Shqipëri ka zona ku as policia por as autoritetet amerikane nuk mund ti japin ndihmë, duke iu referuar Lazaratit.

“Rishikoni Raportin e Krimit dhe Sigurisë për Shqipërinë. Qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit duhet të kenë gjithmonë një plan emergjence për situatat emergjente. Situata e sigurisë në Lazarat mbetet e paqëndrueshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhen me kultivimin e marihuanës. Policia lokale ka aftësi të kufizuar për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët. Qeveria amerikane nuk është në gjendje të ofrojë shërbime emergjente për qytetarët amerikanë në Lazarat pasi punonjësve të qeverisë amerikane u ndalohet të udhëtojnë atje”, thuhet në raportin e DASH.