Me shufra hekuri e shkopinj/ Sherr mes të rinjve në mes të sheshit, dëmtohet rëndë 20-vjeçari shqiptar (VIDEO)

234
Sigal

Një grup të rinjsh u përfshinë në një sherr me shufra hekuri dhe shkopinj midis tyre, shumica prej të cilëve maqedonas.

Pas sulmit, një 20 vjeçar shqiptar përfundoi në gjendje të rëndë në kujdes intensiv, pasi humbi ndjenjat.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në një shesh publik në Conegliano, një qytet në provincën e Treviso i famshëm në të gjithë Italinë për magjinë e ekipit të volejbollit për femra.

Sulmuesit arritën të shpëtonin para mbërritjes së policisë që po skanon shumë video, si ato të kamerave të vëzhgimit, ashtu edhe videot e ndryshme të marra nga të pranishmit në vend dhe që shpejt u bënë virale në internet.

I dyshuari kryesor për krimin e vrasjes në tentativë është identifikuar dhe tani ndodhet në burgun e Treviso. Ai është një senegalez 23-vjeçar.