SHBA : Shkencëtarët e Wuhan ishin të parët që u infektuan me virusin e ri

289
Sigal

Shkencëtarët në laboratorin e Ëuhan-it në Kinë e kanë pranuar se janë kafshuar nga lakuriqët e natës, teksa mblidhnin kampionë në një shpellë.

Një shkencëtar tha se dhëmbët e mprehtë të lakuriqit i kishin shpuar tejpërtej dorezat si një gjilpërë.

Pamjet e publikuara në vitin 2017 tregojnë se si trajtohen lakuriqët e natës në këtë laborator, pa doreza dhe pajisje mbrojtëse. Daily Mail shkruan se shkencëtarët punonin me viruse të gjallë pa maska, në shkelje të hapur të rregullave të sigurisë.

Këto pamje vijnë në kohën kur Kina është nën presion për të zbuluar origjinën e virusit.

Inteligjenca amerikane beson se virusi ka dalë nga laboratori në Ëuhan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se punonjësit e Institutit të Virologjisë në Ëuhan u sëmurën me simptoma të ngjashme me të Covid-19 që në vjeshtën e vitit 2019- disa javë përpara se të ngrihej alarmi për virusin infektues.

Ai tha po ashtu se shkencëtarët po eksperimentonin me një koronavirus të lakuriqëve të natës, shumë të ngjashëm me atë që ka shkaktuar Covid-19.

Sipas kreut të DASH, shkencëtarët po punonin për një projekt sekret ushtarak.

Për momentin, një ekip ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbërritur në Kinë për të hetuar origjinën e virusit.

Por ata nuk do lejohen të merren me laboratorin. Inteligjenca perëndimore dhe gazeta “Daily Mail” raportojnë se një shkencëtare e këtij laboratori është Pacientja Zero e koronavirusit.

Kina e ka mohuar vazhdimisht se virusi ka dalë nga laboratori, edhe pse pikëpyetja e madhe mbetet se si u adoptua kaq shpejt virusi për të bërë kalimin te njerëzit.