Pacientja Zero e Covid punonte në laboratorin e Wuhanit/ Si po e mbulon ngjarjen qeveria kineze

207
Sigal

Shërbimet perëndimore të inteligjencës dhe gazeta “Daily Mail”, kanë një vit që po kërkojnë për një shkencëtare, e cila punonte në laboratorin kinez prej nga mendohet se ka dalë koronavirusi i ri.

Gazeta shkruan se shkencëtarja kineze besohet se është pacientja e parë me Covid-19, por Kina po saboton të gjitha përpjekjet për zbulimin e saj.

Huang Yanling punonte në Institutin e Virologjisë në Wuhan. Ajo është etiketuar si Pacientja Zero në raportimet online në fillimet e shpërthimit të virusit.

Dyshohet se virusi ka dalë në mënyrë aksidentale nga laboratori ku kryheshin eksperimente të rrezikshme me koronaviruset e lakuriqëve të natës.

Akoma nuk dihet nëse ajo i ka mbijetuar virusit pasi është infektuar.

Megjithatë kjo mbështet teorinë e Departamentit të Shtetit se ajo ishte shkencëtarja e parë ndër disa të tjerë që u sëmurën me Covid-19 në vjeshtën e vitit 2019, përpara se sëmundja të pranohej zyrtarisht.

Kina i zhduku raportimet e para për shkencëtaren dhe tha se ajo është në gjendje të mirë.

Shërbimet perëndimore të inteligjencës e kanë gjurmuar gruan, në të 20-tat, por nuk e kanë gjetur dot.

Në një deklaratë një ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit u ankua se Kina ka penguar hetuesit që të merren me shkencëtarët e institutit në Wuhan, përfshi edhe ata që u sëmurën në vjeshtën e vitit 2019.

Ka raportime se kreu i DASH, Mike Pompeo do deklarojë se virusi ka dalë nga laboratori kinez.