SHBA, mbërrin i ftohti polar në Midwest, temperatura -40 gradë

284

Një valë e madhe të ftohti ka goditur pjesën veriore të Midwestit amerikan me temperatura minimale nga 40 në 45 nën zero (përfshirë edhe faktorin erë). Në disa zona të Wisconsin dhe të Minnesotas temperaturat kanë arritur -34 dhe -37 gradë celcius në North and South Dakota.

Për shkak të motit të keq organizatorët e Festivalit dimëror të Minnesotas kanë anuluar disa takime, përfshirë paradën e parashikuar dje në mbrëmje në qendër të St.Paul.

Të njëjtat masa janë marrë edhe në South Dakota, ku autoritet kanë mbyllur për publikun gjashtë pistat e patinazhit në akull në qytetin e Sioux Falls.
Sipas parashikimeve, i ftohti i madh do të do të vazhdojë deri në javët e ardhshme me ndonjë ulje të mëtejshme deri në mes të javës.