
Autoritetet amerikane kanë urdhëruar evakuimin e më shume se 1.7 milion njerëzve nga zonat më të rrezikuara në Shtetet e Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut dhe të Virginia pas mbërritjes së uraganit Florence , që pritet ta ketë kulmin e tij rreth të enjtes dhe të premtes.
Ndër të tjera forca e stuhisë ka rënë nga 4 në 2, por rreziku mbetet i madh. Sipas shërbimit meteorologjik kombëtar, uragani do të godasë një zonë ku jetojnë më shumë se 10 milion njerëz.