SHBA e gatshme për ofensivë tokësore kundër ISIS

417
Nuk ka asgjë zyrtare, por ministri i brendshëm amerikan, Ashton Carter, 61, tha të martën se është i gatshëm për të dërguar trupa tokësore në Siri e Irak për të luftuar ISIS. Përveç vendeve të koalicionit, ai është i gatshëm në këtë nismë të përfshi edhe Iranin. “SHBA me vendet e koalicionet nuk do kthehen mbrapsht nga sulmet për të mposhtur Shtetin Islamik në Veri të Sirisë, qoftë edhe me ofensivë tokësore,” tha Carter para Senatit.
Deri tani SHBA nuk kishte tematizuar luftimet tokësore në Siri, por duket se zhvillimet e fundit kanë bindë politikën e administratës Obama, për hapa më konkretë. Para një jave trupat speciale amerikane liruan në Irakun verior, 70 të burgosur kurdë nga ISIS, ku mbeti i vrarë një ushtar amerikan.
Sigal