Bilanc tragjik në Kinë/ Koronavirusi vret 2,009 persona, mbi 75 mijë të prekur

303
Sigal

Ka kaluar mbi dy mijë numri i viktimave në Kinë nga Koronavirusi, ndërsa mbi 75 mijë persona janë infektuar në rang global.

Sipas të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) rreth 137 persona kanë gjetur vdekjen nga Covd-19 gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kinës, 132 prej të cilëve në provincën Hubei.

Shifrat e fundit sjellin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në territorin e Kinës në 2,004, dhe numrin global të vdekjeve në 2,009. Ka pasur pesë vdekje të raportuara jashtë territorit të Kinës, në Hong Kong, Tajvan, Japoni, Filipine dhe Francë ku të gjitha këto vende regjistruan nga një vdekje.

Numri global i rasteve të konfirmuara të koronavirusëve tani është 75.117, me shumicën e rasteve në kontinentin e Kinës.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë pritet të publikojë shifra të tjera për të gjitha krahinat e Kinës më vonë.

Koronavirusi ka shënuar 2,009 viktima në Kinë ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar mbi 75 mijë persona.

Nga virusi vdekjeprurës ka ndërruar jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve për të sëmurët me virus, në Whan.

Ndërsa javën që lamë pas është raportuar edhe vdekja e parë në Francë. Rreziku në mbarë botën mbetet i madh edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.