Arrestohet ish-oficeri i Policisë, kapet me 3.2 kg drogë

459
Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 7.7 kg kanabis sativa, ndërsa ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve ish-efektiv policie. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Qerim Avdullai nga Lushnja dhe 30-vjeçarin Valentin Markun nga fshati Shëndëlli i Sarandës.

Sipas bluve, arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me targa AA987BG, që drejtohej nga Marku, është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.5 kg kanabis sativa. Ndërsa, gjatë kontrollit në mjetin tip “Renault” me targa AA253DA, e cila drejtohej nga Avdullai (ish-polic), është gjetur një sasi prej 3.2 kg kanabis sativa. Materialet në lidhje me këtë ngjarje iu përcollën për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Sigal