SHBA/ Barack Obama pranon dështimin e ligjit për sigurinë e armëve

520
Presidenti amerikan Barack Obama nuk e dinte se vetëm pak orë pas deklaratës së tij mbi debatin e armëve, një tjetër i armatosur do të hapte zjarr në mes të kinemasë duke u marrë jetën 2 personave dhe plagosur 9 të tjerë.
Megjithatë, Barak Obama në një intervistë për BBC tha se gjatë mandadit të tij ka dështuar për miratimin e një ligji për sigurinë e armëve në vend dhe se kjo ka qenë drama e preseidencës së tij.
Obama tha se është shumë shqetësues fakti që në këtë çështje nuk është arritur asnjë progres, edhe pse në shtetet e bashkuara të amerikës ndodhin në vazhdimësi masakra.
Tashmë që i kanë mbetur 18 muaj si president dhe kjo çështje mund të arkivohet në dosjen e dështimeve.
Kontrolli i armëve ka qenë çështja më delikate me të cilën jam përballur që nga ardhja në pushtet në vitin 2009, thotë presidneti, duke shtuar :
Barack Obama: “Nëse sheh numrin e amerikanëve të vrarë që prej sulmeve të 11 shtatorit nga terrorizmi, është më pak se 100. Nëse shihni numrin e të vrarëve nga dhuna e armëve, ai është disa dhjetëra mijëra.”
Presidenti amerikan ka bërë disa herë përpjekje për një kontroll më të rreptë mbi armët, por deri më sot nuk ka arritur të bëjë asgjë ligjërisht.
Sigal