Lousiana, një person hapi zjarr në një kinema, 3 të vdekur dhe 9 të plagosur

504
Një person i armatosur në SHBA ka hapur zjarr brenda një kinemaje në Lafayette të Louisiana, duke vrarë 2 persona dhe plagosur 9 të tjerë.
Sipas informacioneve të publikuara nga policia, ngjarja ndodhi në orën 7 me orën lokale, gjatë shfaqjes së filmit “Trainwreck” dhe salla e kinemasë ishte e mbushur në maksimumin e saj.
Shefi i Policisë së Lafayette, Jim Keaft tha se dy perosna humbën jetën dhe shtatë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e breshërisë së plumbave , para se i dyshuari 58-vjeçar ti jepte fund jetës me një pistoletë.
Sipas Kraft mes të plagosurve, disa janë në gjendje kritike për jetën. Autoritetet amerikane deklaruan se vrasësi është identifikuar, por nuk do të publikojnë gjenealitet e tij në këto faza të para të hetimit, teksa nuk dihet ende shkaku apo motive i këtij krimi të rëndë.
Oficerët e policisë nëpërmjet qenve të specializuar kanë gjetur sende të dyshimta brenda në sallën e kinemasë, në në makinën e të dyshuarit dhe gjithashtu në shtëpinë e tij.
Sipas dëshmitarëve, vrasësi është ngritur befas nga karrigja e tij pas 20 minutash nga fillimi i filmit dhe ka nisur të qëllojë me armë.
Në vendin e ngjarjes në Lafayette ka shkuar menjëherë edhe guvernatori republikan i Louisianas, Bobby Jindal, i cili tha se dy nga të plagosurit ishin mësues.
Ngjarja e rëndë është e përsëritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vjen tre vjet pasi një i armatosur hapi zjarr në një kinema në Aurora të Kolorados, gjatë shfaqjes së filmit Batman, duke vrarë 12 persona dhe duke plagosur 70 të tjerë.
Autori i kësaj ngjarje James Holmes u dënua javën e kaluar për vrasje, tentim vrasje dhe shumë akuza të tjera.
Sigal