Rusia sulmon një ndërtesë afër aeroportit të Lvivit në Ukrainë

72
Sigal

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e aeroportit afër Lvivit. Sipas stacionit televiziv “Ukraine 24”, sot janë dëgjuar shpërthime në pjesë të ndryshme të Lvivit, qytet në perëndim të Ukrainës.

Në llogarinë e tij në Telegram, televizioni ka publikuar një video në të cilën shihet tym i zi në horizont të qytetit.

Gazetari ukrainas Ostap Yarysh, nga Zëri i Amerikës, ka thënë se ka dëgjuar disa shpërthime.

Fillimisht u raportua se sulmi kishte ndodhur në aeroport, por më pas Kryetari i qytetit të Lvivit, Andriy Sadovy, ka thënë në llogarinë e tij në Telegram se aeroporti nuk është goditur, por një ndërtesë afër tij.

“Definitivisht nuk është aeroporti”, ka shkruar ai.

Nëse konfirmohet se ky ka qenë sulm rus, atëherë ai përbën sulmin më të afërt në qytetin historik të Lvivit, prej shpërthimit të luftës.