Rusia përjashtohet nga Kupa e Botës 2022 dhe lojërat olimpike

212
Sigal

Gjykata e arbitrazhit për Sport (CAS) ka vulosur përjashtimin e Rusisë nga Olimpiada e vitit 2021, Lojërat Olimpike dimërore Pekin 2022 dhe nga Kupa e Botës Katar 2022.

Atletët apo sportistët rusë do të lejohen të garojnë në Lojërat Olimpike, Kupën e Botës dhe aktivitete te tjera sportive vetëm duke garuar si atlete neutral apo ekipe neutrale, por pa përfaqësuar Rusinë.

Sipas vendimit, Rusia nuk mund të organizojë aktivitete të rëndësishme sportive ndërkombëtare përgjatë periudhës së pezullimit.

Dënimi i Rusisë erdhi pasi është vërtetuar që RUSADA (Agjencia ruse e anti-dopingut) ka vepruar kundër rregullave të WADA-s përsa i takon dopingut, cka bëri që rreth 50 sportistë rus të cilët të dilnin pozitiv në kontrollet për substancat e ndaluara në aktivitetet ndërkombëtare.

WADA ( Agjencia ndërkombëtare e dopingut) fillimisht vendosi ta dënojë Rusinë me përjashtim 4 vite nga aktivitetet ndërkombëtare mirëpo Arbitrazhi Sportiv e përgjysmoi dënimin.