Rusët pësojnë tjetër disfatë, forcat ukrainase marrin qytetin e Buchas

135
Sigal

Ukraina ka rimarrë qytetin Bucha pranë kryeqytetit të Kievit të enjten, sipas kryebashkiakut të Bucha, Anatolii Fedoruk.

“Sot, më 31 mars, qyteti ynë është çliruar nga orkët rusë, pushtuesit rusë nga Forcat tona të Armatosura të Ukrainës,” tha Fedoruk në një video përpara bashkisë së Buçës që u publikua të premten.
Një numër zyrtarësh ukrainas u janë referuar forcave ruse si “ork” – ushtria e keqe, monstruoze në “Zoti i unazave” të J. R. R. Tolkien.

“Kjo ditë përbën një ditë gëzimi dhe fitoreje të Forcave tona të Armatosura të Ukrainës. Dhe ne presim fitore të tilla në të gjithë Ukrainën,” shtoi Fedoruk.