E FUNDIT/ Çfarë po ndodh në Detin Baltik? Gjermania dërgon avionë në mision zbulimi

263
Sigal

Gjermania po dërgon aeroplanë luftarakë Tornado dhe një avion patrullimi detar në një mision zbulimi në zonën e Detit Baltik, ka thënë misioni i Gjermanisë në NATO.

Një zëdhënëse e ministrisë së mbrojtjes në Berlin tha se ajo nuk mund të jepte menjëherë ndonjë detaj për shkak të shqetësimeve të sigurisë operacionale, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Më herët gjatë ditës, marina gjermane dërgoi gjashtë anije luftarake shtesë, katër prej tyre në Detin Baltik.