Ende shifra të larta në Britani, 351 viktima në 24 orët e fundit

283
Sigal

Në Britaninë e Madhe ulja e numrit të viktimave është ende e ngadaltë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19 351 persona, që gjithsesi është numri më i ulët i një dite të premte në 8 javët e fundit.

Ndërkohë, janë 3287 britanikët që janë diagnostikuar si të sëmurë me virusin pandemik në 24 orët e fundit, tregues ky që koronavirusi ende qarkullon me një farë intensiteti në territorin e ishullit.

Numri total i të prekurve ka kaluar 250 mijë pacientët, edhe pse studime thonë se duke mbledhur edhe personat asimptomatikë dhe me simptoma të lehta, numri tyre mund të arrijë deri në 5 milionë.