‘Me shpejtësi të madhe’/ Aksident në Vlorë, lëndohen 2 vajza dhe një i moshuar

161
Sigal

Një aksident ka ndodhur në zonën e ‘lungomares’ në Vlorë, ku dy atumojete janë përplasur mes tyre, duke lënduar tre persona.

Nga raportimet, një automjet tip ‘Benc’ dhe një ‘Mazda’ janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy vajza që ndodheshin në automjetin tip ‘Mazda’ me targë AB 248 DU dhe një person i tretë i moshuar.

Dyshohet se shak ka qënë shpëjtesia e madhe e një prej automjeteve.

Ambulanca ka shkuar në vendngjarje duke i dhënë ndihmën e parë dy vajzave të lënduara dhe të moshuarit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.