Rritja e numrit të vetëvrasjeve bën që ky vend të krijojë Ministrinë e Vetmisë

185
Sigal

Japonia ka emëruar një “Ministër të Vetmisë”, për të zvogëluar vetminë dhe izolimin midis banorëve të saj.

Vendimi është marrë nga qeveria, ndërsa vendi po merret tani me rritjen e niveleve të vetëvrasjes.

Kryeministri Yoshihide Suga, në fillim të këtij muaji, emëroi Tetsushi Sakamoto si Ministrin e Vetmisë për të trajtuar nivelet në rritje të vetëvrasjeve për herë të parë në 11 vjet.

“Gratë vuajnë nga izolimi më shumë se sa burrat dhe numri i vetëvrasjeve është një trend në rritje”, tha Suga Sakamoto në një konferencë për shtyp. Vetmia ka qenë prej kohësh një problem në Japoni, ku shpesh diskutohet për njerëz që jetojnë në izolim ekstrem shoqëror.

Vendi ka punuar për të krijuar zgjidhje, si një robot që ofron shoqëri, apo edhe duke punësuar një njeri, për t’i bërë shoqëri personave të vetmuar.