Princi Filip në gjendje të rëndë, reagon familja mbretërore: Po kryqëzojmë gishtat

86
Sigal

Duka i Edinburgut po trajtohet nga një infeksion në spital dhe nuk do të largohet nga aty për disa ditë deri në një moment më të mirë, konfirmoi sot Pallati i Buckingham.

Ky ishte lajmi i parë i dalë zyrtarisht për Princin Filip që nga moment kur ai u shtrua në Spitalin “King Eduard” në Londër javën e kaluar.

Djali më i vogël i Filipit, princi Eduard zbuloi se Familja Mbretërore po mbante gishtat e kryqëzuar për Dukën, me shpresën që të bëhet më mirë.

Qëndrimi i Dukës në Spital në Marylebone po arrin në ditën e 8 sot, kohëzgjatja më e madhe e një shtrimi të tij për të paktën një dekadë.

Filipi, 99-vjeçar, në dhomën e tij private, shqetësohet për shëndetin e tij, duke u ankuar për disa probleme, që nuk janë bërë të ditur nga info zyrtare.