Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lindje të brigjeve të Anglisë. Sipas BBC, një anije portgueze që transportonte kimikate shumë toksike është përplasur me një cisternë nafte të ushtrisë amerikane. Një person është në spital, ndërkohë që problemi madhor qëndron tek lëndët që po përhapen në det
Nga Esme Stallard, BBC
Siç kemi raportuar më herët, anija e mallrave ‘Solong’ mbante 15 kontejnerë me cianid natriumi kur u përplas me cisternën amerikane ‘Stena Immaculate’.
Cianidi i natriumit ka një sërë përdorimesh komerciale, që nga përdorimi për pllaka metalike deri te prodhimi i ngjyrosëve.
Dr. Mark Hartl, profesor i asociuar i biologjisë detare në universitetin ‘Herriot Watt’, shpjegon se cianidi i natriumit është shumë i tretshëm në ujë dhe mund të jetë toksik sepse ndërhyn në frymëmarrjen e kafshëve.
Nëse cianidi i natriumit nxehet, mund të gjenerojë një gaz toksik.
Në këtë pikë nuk është e qartë nëse ka hyrë në ujë apo është djegur, por ka potencialin të vrasë organizmat ujorë përmes gëlltitjes.
Dr. Hartl shpjegoi se organizmat detarë si peshqit kanë një reagim të madh shmangieje, kështu që mund të jenë larguar tashmë nga zona.


















