Pekin, tre të vdekur pas shpërthimit në një laborator universitar

240

Tre studentë humbën jetën pas një shpërthimi në një laborator në universitetin ”Jiatong” të Pekinit, njoftoi rrjeti i televizionit shtetëror të Kinës.

Aksidenti ndodhi gjatë një eksperimenti kimik në laboratorin e kampusit.

Videoja e skenës tregoi flakë të mëdha dhe shtëllunga tymi që dilnin nga një ndërtesë në kampusin universitar, ku ishin përfshirë dy katet e para të saj.